Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshje Shqipëri-Japoni për modernizimin e pajisjeve mjekësore në 12 qarqe
English

Marrëveshje Shqipëri-Japoni për modernizimin e pajisjeve mjekësore në 12 qarqe

Tiranë, 17 dhjetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, rezident në Romë, Hiroyasu Ando.

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik dypalësh ku një vend të veçantë zuri diskutimi mbi mbështetjen nga qeveria japoneze të projekteve në fusha të ndryshme të hartuara nga qeveria shqiptare.

Meta, dhe Ambasadori japonez, Hiroyasu Ando nënshkruan marrëveshjen me shkëmbim notash mbi zbatimin e projektit "Përmirësimi i Pajisjeve Mjekësore të Qendrave Rajonale të Urgjencës". Në bazë të këtij projekti me vlerë 718,000,000 yen japonez (7.3 milionë USD) do të modernizohen pajisjet mjekësore të qendrave shëndetësore në 12 qarqe të vendit.     Â

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për grantin e Qeverisë japoneze, Meta dhe Ambasadori i Japonisë z. Hiroyasu Ando dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Â

"Duke falënderuar Qeverinë e Japonisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë vendit tonë deri tani, dua edhe një herë tjetër të konfirmoj vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet me Japoninë, me këtë vend që na ka ndihmuar dhe vazhdon të na ndihmojë në rrugën tonë të zhvillimit, me mbështetje të jashtëzakonshme ekonomike dhe financiare" tha Meta.

Nga ana e tij Ambasadori i Japonisë, Hiroyasu Ando u shpreh se "është një kënaqësi e madhe dhe e veçantë që patëm mundësinë të shkëmbenim notat verbale për nënshkrimin e marrëveshjes së grantit prej 7.3 milionë dollarësh për qendrat e emergjencës shëndetësore të vendit tuaj"

"Ne do të vazhdojmë të japim një mbështetje sa më të madhe të mundshme ekonomike për Shqipërinë në të gjitha fushat. Shqipëria është një vend shumë, shumë i rëndësishëm për Japoninë. Prandaj dhe ne do të vazhdojmë të kontribuojmë edhe më tej për Shqipërinë. Fushat përparësore të asistencës tonë në të ardhmen për Shqipërinë do të jenë: infrastruktura, bujqësia, arsimi dhe shëndetësia" tha më tej  Qysh nga muaji shtator i këtij viti, në Japoni ne kemi një qeveri të re, megjithatë, pavarësisht nga ndryshimi i qeverisë, politika e jashtme e Japonisë në drejtim të Shqipërisë, është dhe do të mbetet e pandryshuar.

 Pas kësaj konference ne do të zhvillojmë bisedime me z.Ilir Meta për çështje me interes të ndërsjellë dhe do të nxisim marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona.

Gjithashtu do të nxisim investimet në fushën e biznesit dhe dëshirojmë të zhvillojmë më tej Hiroyasu Ando .

k.k/NOA

Â

KOMENTE