Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Beqja: Rritja e energjisë, dhurata e hidhur e Berishës
English

PS, Beqja: Rritja e energjisë, dhurata e hidhur e Berishës

Tiranë, 17 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku është shprehur se Berisha mashtron qytetarët kur thotë se do të kompensojë çmimin e energjisë.

Sapias Beqjat, kryeministri Berisha u tall dje duke thënë se për 300 kilovatët rritja e energjisë është shumë e ulët.Â

"Në fakt, vetëm për Sali Berishën që mendon e punon me logjikën e piramidave një rritje dy shifrore mund të jetë e ulët.

Por, le të na tregojë Sali Berisha ku është një familje pensionistësh, një familje invalidësh, apo një familje të papunësh që konsumon më pak se 450 kwh në muaj në dhjetor, janar apo në shkurt, qoftë në Korçë, qoftë në Shkodër, qoftë në Tiranë.Â

Sali Berisha garantoi dje se do të kompensojë çmimin e energjisë, por shqiptarët nuk i besojnë më gënjeshtrave të përvitshme për kompensime që nuk realizohen kurrë" tha Beqja.

Sipas tij, kjo është dhurata antikrizë që Sali Berisha i bën industrisë shqiptare.Â

"Rritja më e madhe e çmimit të energjisë është bërë për tregtinë dhe shërbimet. Tregtia dhe shërbimet japin gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por për to çmimi i energjisë është rritur 22 %.Â

Si mund të dalë nga mesjeta bujqësia shqiptare kur edhe për të energjia elektrike rritet me dy shifra?Â

Kjo është dhurata e qeverisë së Sali Berishës për familjet shqiptare dhe për sipërmarrjet e vogla, të mesme e të mëdha shqiptare.Â

Por, dje Sali Berisha e bëri të qartë se fatura e vitit 2010 do të jetë edhe më e shtrenjtë. Viti i ri që po troket do të ketë më shumë probleme se ky vit që po mbyllim" përfundoi deputeti socialist.

k.k/NOA

KOMENTE