Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Xhaçka: Meta, aktori kryesor i krizës politike
English

PS, Xhaçka: Meta, aktori kryesor i krizës politike

Tiranë, 17 dhjetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka reaguar sot pas deklaratës së zv/kryeministri, Ilir Meta se Berisha dhe Rama duhet të lënë retorikat dhe t'i kthehen dialogut.

Sipas Xhaçkës, nëse Meta është i interesuar për të zgjidhur krizën le të hapen kutitë dhe të zbardhet e vërteta e 28 qershorit.

"Ilir Meta, pasi tradhtoi zemrat e 83 mijë shqiptarëve që në zgjedhjet e 28 Qershorit votuan kundër Sali Berishës, vazhdon të zhgënjejë të gjithë shqiptarët, të cilët ndryshe nga qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, do të mbeten të vetmit në Europë që nuk do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.

Ky njeri, që është sot paterica që mban Sali Berishën në pushtet, duhet t'i shpjegojë të gjithë shqiptarëve pse në datën 19 dhjetor ata nuk do të mund të lëvizin lirisht në Europë, pse Shqipëria ngeli në klasë dhe do të jetë e fundit që do të liberalizojë vizat me Bashkimin Europian" tha Xhaçka.

Sipas deputetes socialiste, nëse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë vërtet të interesuar për të zgjidhur krizën, ku vetë Ilir Meta dhe ministrat e partisë së tij janë aktorë kryesore duke rritur çmimin e energjisë dhe koston e kujdesit shëndetësor, le të hapin kutitë dhe të zbardhin të vërtetën e 28 Qershorit.

k.k/NOA

KOMENTE