English

Samiti i Kopenhagës sot në fazën finale, pritet konkludimi i marrëveshjes për klimën

Kopenhagë, 17 dhjetor, NOA - Samitin për klimën që po mbahet në kryeqytetin danez, sot hyn në pikën e tij finale e cila pritet të konkludohet me arritjen e një marrëveshje mes negociatorëve për masat mbi ndryshimet klimaterike në botë.

Diskutimet ende vazhdojnë të jenë të përqendruara kryesisht në atë se kush duhet të zvogëlojë emetimet e gazrave serë dhe sa financime duhet të jepen nga të pasurit për vendet e varfra në mënyrë që ato t'u përshtaten ndryshimeve klimatike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon nga ana e tij është shprehur se shpresonte që delegatët do t'i linin mënjanë dallimet dhe të bënin përparim të vërtetë në takim.

Ndërsa kryeministri britanik Gordon Broun, që ndodhet në Kopenhagë tha se ishte një moment kritik për samitin.

"Ka mundësi që ne të mos arrijmë një marrëveshje dhe është gjithashtu e vërtetë që ka shumë çështje për t'u zgjidhur ", mësohet të jetë shprehur ai.

Në këtë takim ndodhet edhe kryeministri Berisha, si i ftuari ndër mëse 100 krerët e vendeve të ndryshme të botës ndërsa nesër pritet të mbërrijë në këtë Samit, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

n.e/NOA

Â

KOMENTE