English

Shkarkohet trajneri i Shkumbinit për rezultate mjaft të ulëta

Elbasan, 17 dhjetor, NOA - Ditën e sotme është marrë vendimi për shkarkimin e trajnerit të Shkumbinit, Kristaq Mile, ndërsa zëvendësi i tij mësohet të jetë Përparim Daiu.

Mësohet se shkarkimi i Miles mbërriti për shkak të rezultateve të dobëta të fundit të kapura nga ekipi i Shkumbinit, e cili renditet aktualisht në vendin e 7-të të Kategorisë Superiore me 18 pikë.

Duket se shkarkimet për hir të rezultateve të mangëta të skuadrave po kthehen në traditë në Shqipëri, mjafton të kujtojmë atë para pak kohësh të trajnerit të "Vllaznisë" së Shkodrës etj.

KOMENTE