English

Shkodër, policia analizon punën e saj për vitin 2009

Shkodër, 17 dhjetor NOA - Drejtoria e Policisë së Shkodër zhvilloi sot analizën e punës së bërë përgjatë vitit 2009.

Në këtë analizë morën pjesë përfaqësues të lartë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Pushteti Vendore dhe Lokal, Prokurorisë, Gjykatës etj, të cilët vlerësuan punën e bërë nga kjo Drejtori gjatë këtij viti.

Ndër përparësitë e punës së Policisë së Shkodrës së përcaktuara që në fillim të vitit kanë qenë rritja e efektivitet të punës për zbulimin e ngjarjeve të vjetra ku gjatë këtij viti janë zbuluar 30 ngjarje të mbartura nga vitet e kaluara, ndër të cilat 6 vrasje, 1 vrasje mbetur në tentativë, 2 për plagosje të rëndë, 4 për vjedhje me armë e dhunë, 12 për vjedhje të ndryshme dhe 5 për krime të tjera kundër personit e pasurisë.

Gjatë këtij viti janë kapur 152 personave të shpallur në kërkim.

Në shkallë Qarku janë evidencuar 610 vepra penale, zbuluar 523, me 632 autorë, prej të cilëve 164 janë arrestuar e ndaluar, 61 janë shpallur në kërkim, 396 ndiqen në gjendje të lirë dhe 11 autorë kanë vdekur.

Rezulton se veprat penale me tendencë krimet kundër personit kanë pasur rritje me 19 vepra më shumë, krimet kundër pasurisë kanë pësuar rënie me 11 vepra penale, rënie me 61 vepra penale kanë pasur edhe krimet financiare, ndërsa krimet për tendencat e tjera paraqiten në shifra të përafërta.

Nga Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar janë evidentuar 53 vepra penale, zbuluar 37, në masën 70 %, me 55 autore të veprave penale, nga të cilët 28  arrestuar e ndaluar, 7 shpallur në kërkim dhe 20 ndiqen ne gjendje te lire.

Nga Seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve të paligjshme janë evidentuar 15 vepra penale, zbuluar 15, në masën 100 %, me 24 autorë të veprave penale, nga të cilët 7 janë arrestuar e ndaluar, 2 shpallur në kërkim dhe 15 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve janë organizuar 31 operacione dhe janë asgjësuar 22 345 rrënjë bimë narkotike canabis sativa.

Nga Sektori i Luftës Kundër Krimeve të Rënda janë evidentuar 190 vepra penale, zbuluar 135, në masën me 155 autorë nga të cilët 60 janë arrestuar e ndaluar, 25 janë shpallur në kërkim, 59 ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 11 autorë kanë vdekur.

Gjatë këtij viti në qarkun e Shkodrës kanë ndodhur 108 aksidente me 23 të vdekur dhe 120 të plagosur, ku nga të plagosurit 57 kanë qenë me dëmtime të rënda dhe 63 me dëmtime të lehta.

k.k/NOAÂ Â Â Â Â Â Â Â

Â

KOMENTE