Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot Berluskoni në shtëpi, asnjë dalje publike për 15 ditë
English

Sot Berluskoni në shtëpi, asnjë dalje publike për 15 ditë

Milano, 17 dhjetor, NOA - Dita e sotme përkon me atë të daljes nga spitali i San Rafaeles në Milano të kryeministrit italian, Silvio Berluskoni pasi ka qëndruar katër ditë brenda tij pas agresionit që pësoi në një shesh publik.

Kjo parashikohet të ndodhë në orët e pasdites, ndërsa mediat italiane bëjnë me dijeni se kreu i qeverisë italiane sot është zgjuar me shëndet të plotë dhe ka lexuar si përditë që në orën 7 të gjitha gazetat.

Nga ana e tij, shefi i spitalit pohon sesi humori i Berluskonit vazhdon të jetë konstant, por që gjithsesi ka nevojë për kohë që të vijë në gjendjen e duhur dhe të rikuperohet.

Bëhet me dije gjithashtu se atij i është rekomanduar dhe ka qenë mëse dakord që të shmangë të gjitha daljet në publik dhe angazhimet politike të paktën për 15 ditë, derisa mund të thuhet se gjendja e tij është mëse normale si më parë.

"I është rekomanduar një periudhë qetësie, gjatë së cilës ne do ta kemi vazhdimisht në mbikëqyrje për treguesit", rrëfen më tej shefi i spitalit të San Raffaeles.

n.e/NOA

KOMENTE