Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentët në protestë: Jo mësim në Infektiv, kemi frikë nga AH1N1
English

Studentët në protestë: Jo mësim në Infektiv, kemi frikë nga AH1N1

Elbasan, 17 dhjetor, NOA - Studentët e fakultetit të Infermierisë në Universitetin e Elbasanit nuk kanë pranuar që të zhvillojnë sot mësim dhe kanë protestuar kundër drejtuesve me kërcënimin e bojkotit. Kjo për arsye se godina ku ata zhvillojnë mësimin është e njëjtë me atë të pavionit të Infektivit në këtë qytet.

Të shqetësuar nga prekja e mundshme me virusin e gripit të derrit, AH1N1, studentët kanë ngritur zërin duke pohuar se nuk mund të futen në mësim në një kohë kur virusi i rëndë mund t'i kapë dhe ata.

Mësohet se studentët kanë protestuar për mëse 20 minuta dhe më pas janë futur në mësim, në një kohë që kanë pohuar se kjo ka shërbyer si paralajëmrim për autoritetet që të marrin masa për situatën e tyre, të cilën ata e kanë vlerësuar si aspak normale.

n.e/NOA

KOMENTE