English

David Beckham: Do të largohem këtë verë nga Milani

Los Angelos, 18 dhjetor, NOA - Gjatë muajit korrik të verës së ardhshme pritet që mesfushori i njohur i "Los Angeles Galaxy", David Beckham, t'i rikthehet ekipit të madh amerikan.

Një premtim të tillë e ka bërë ai vetë pasi ka pohuar se menjëherë pasi të përfundojë Kupa Botërore, Afrika e Jugut 2010, ai do ta braktisë ekipin e Milanit.

Ndërkaq, ai është i detyruar të luajë me këtë ekip deri në verë, sipas kontratës duke synuar edhe që duke treguar rezultate sa më të mira, të sigurojë një vend në kombëtaren angleze për kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010".

E nëse do të arrijë ta bëjë një gjë të tillë, tashmë ai ka pohuar se e ka ndarë mendjen, do t'i rikthehet ekipit të "Los Angeles Galaxy".

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE