English

Gërdec, nënë e bir: Në fabrikë kishte rënë zjarr edhe më parë, nuk u morën masa

Tiranë, 18 dhjetor NOA - Nënë e bir i kanë thënë sot trupit gjykues se tragjedia e Gërdecit ka qenë paralajmëruar, dhe se shpërthimi nuk ishte ndonjë gjë e re. Sot, në seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës ku po gjykohet çështja e shpërthimit të Gërdecit ku gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, kanë dëshmuar nën e bir të familjes Ciku të cilët ishin të punësuar në fabrikën që shpërtheu.

Caje Ciku dhe djali i saj, Flogert Ciku dëshmuan sot para gjykatës se në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec punonin prej korrikut të vitit 2007 dhe paguheshin 150 mijë lek të vjetra muaji.

Sipas Caje Ciku, fabrika shpërtheu nga shkëndijat gjatë saldimit të një karroce në ambientet pranë fabrikës duke hedhur poshtë pretendimin e të pandehurve se shpërthimi ka qenë i planifikuar.

Ndërsa djali saj, 16-vjeçari Flogert Ciku, i cili në periudhën kur punonte në fabrikë ishte vetëm 14-vjeç dha edhe njëherë konfirmimin se atje punon edhe të mitur.

Ndërkohë sipas të miturit në fabrikë kishte rënë zjarr edhe para se të ndodhe tragjedia, dhe më pas nuk u morën masa.

"Në qershor-korrik të viti 2007 Flogert Ciku në fabrikën e Gërdecit ka rënë zjarr. Punonjësit shuan zjarrin me kova me ujë pasi nuk kishte mjete të posaçme për shuarjen e zjarrit" tha i mituri para gjykatës.

k.k/NOA

KOMENTE