English

"Juventus ka kërkuar Hiddink"

Tiranë, 18 Dhjetor NOA - Ekipi bardhezi i Juventus mesa duket ka kontaktuar me teknikun Holandez Guss Hiddink. Kjo gjë është konfirmuar pikërisht nga agjenti i tranierit, Cees Van Nieuwenhuizen.

Në një intervistë që ka dhënë sot në mediat britanike ai ka thënë: "Kam marrë telefonata nga e gjithë bota dhe ndërmjet tyre ka qenë dhe një kontakt me Juventus të cilët e kërkojnë Hiddink".

"Për momentin ai ka një kontratë 2 vjeçare me Rusinë dhe po kërkon ta respektojë këtë gjë gjithashtu dhe Juventus duket se po mbështet Ferrarën por gjithsesi një interes nga klubi Torinez ka patur dhe çdo gjë do të shihet në vazhdim", - ka përfunduar menaxheri i Hiddink.

Me sa duket Juventus kërkon të bëjë një ndryshim në pankinën e saj gjë që do të varet shumë nga rezultatet që do të marrë Ferrara në vazhdim dhe duket se zëvendësuesi i tij do të jetë pikërisht Guss Hiddink.

r,b/NOA

KOMENTE