Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërkombëtarët apel politikës: Gjeni rrugën e konsensusit, po dëmtoni vendin
English

Ndërkombëtarët apel politikës: Gjeni rrugën e konsensusit, po dëmtoni vendin

Tiranë, 18 dhjetor NOA - Ndërkombëtarët i kanë bërë sërish sot thirrje politikës shqiptare të gjejë rrugën e konsensusit, pasi do të ishte në të mirë të vendit.

Rektorati i Universitetit të Tiranës organizoni sot një takim për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, dhe gjatë fjalës së saj zv/Ambasadorja Britanike ka folur edhe për politikën Shqiptare duke theksuar se duhet gjetur një dialogun pasi kriza e vazhdueshme është e dëmshme për vendin.

 "Duhet dialog për të zgjidhur krizën politike. Kjo situatë mund ta nxjerrë nga binarët demokracinë në vendin tuaj" tha zv/ambasadorja britanike. Ndërkohë që të njëjtin apel ka bërë sot edhe Ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch por dhe ai holandez të cilët deklaruan gjatë një takimi për pjesëmarrjen e grave në politikë, se politika shqiptare duhet të ulë replikat.

"Situata e përfaqësimit të grave në strukturat vendimmarrëse është ende shumë larg prej asaj që duhet të jetë. Ka disa përpjekje por jeni ende shumë larg. Duhet të kuptoni se kur luftoni për të drejtat tuaja nuk jeni as demokrate dhe as socialiste, as të majta e as të djathta por jeni të një qëllimi të përbashkët." tha Bosch. Ndërsa nga ana e tij ambasadori holandez tha se "Mbetet shumë për tu bërë pasi Shqipëria ka përqindjen më të ulët në Europë për numrin e femrave të zgjedhura në Kuvend. Thelbësore është të hiqet dorë nga apatia se femrat nuk mund të bëjnë dot asgjë në politikë".

k.k/NOA

KOMENTE