English

PD: S'ka krizë ekonomike, Rama gjej kurën e krizës tënde

Tiranë, 18 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku i ka bërë thirrje kreut të opozitës Edi Rama të gjej kurën e krizës së tij psikologjike e morale, pasi kriza ekonomike shqiptare nuk është e tillë.

"Krizën e thellë shpirtërore, psikologjike dhe personale nga seriali i skandaleve të publikuara në media, Edvin Kristaq Rama kërkon ta zhurmojë me të ashtuquajturën krizë ekonomike të vendit, që ekziston vetëm në mendjen e tij dhe për të cilën ka një vit që shpif trillon dhe mashtron çdo ditë.

Partia Demokratike i bën me dije Edvin Kristaq Ramës dhe bllokmenëve të rinj se ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk është në krizë por është botërisht e pranuar si ekonomia me rritjen më të lartë në Evropë.

Në krizë të thellë morale, psikologjike dhe shpirtërore është vetëm z.Edvin dhe jo ekonomia shqiptare e cila bëri të mundur që në Maj të këtij viti të kemi rritjen më të madhe të rrogave e pensioneve në historinë e vendit për 800. 000 familje shqiptare.

Rritje të cilës z.Rama iu kundërvu në pranverë të këtij viti vetë dhe me zëdhënësit e tij, bllokmenët e rinj" tha Mëhilli.

Sipas saj, në krizë të thellë e të pashpresë është Rama që shpif e trillon çdo ditë për gjendjen ekonomike por jo për ekonominë shqiptare, që ka njohur këtë vit 2 bumet e saj më të mëdha në tërë historinë e vendit.

k.k/NOA

Â

KOMENTE