Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Gjermeni: Berisha, paguaj invalidët ose largohu
English

PS, Gjermeni: Berisha, paguaj invalidët ose largohu

Tiranë, 18 dhjetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i ka bërë thirrje kryeministrit, Sali Berisha të paguajë invalidët ose të largohet.

"Invalidët e punës janë një nga grupet që po ngre zërin çdo ditë për të drejtat e tyre ndërkohë që u ka arritur thika në kockë.

Janë 48 mijë invalidë pune të cilëve nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit. Sali Berisha jepu paratë invalidëve ose largohu.

Veç bllokimit të pagesës së shtesave, qeveria në mënyrë të paligjshme nuk realizon detyrimin e indeksimit të shtesave duke ia lënë të gjithë barrën e krizës në të cilën ndodhet vendi, që invalidët ta përballojnë vetë. Ndaj ne i bëjmë thirrje Sali Berishës, bëj indeksimin e shtesave të invalidëve ose largohu" tha Gjermeni.

Sipas saj, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social për këtë kategori të shoqërisë, janë jashtë çdo standardi minimal, ndaj apeli i opozitës për qeverinë, është të plotësojë këto shërbime ose të largohet.

k.k/NOAÂ

KOMENTE