Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qielli pikon yje , premiera e re në Arenën e Cirkut
English

"Qielli pikon yje ", premiera e re në Arenën e Cirkut

Tiranë, 18 dhjetor NOA - Prej mëse një jave Arena e Cirkut në Tiranë është kthyer në një vend ku artistë të rinj dhe të vjetër po festojnë 50-vjetorin e krijimit të tij.

Ekspozita fotografike, sesione shkencore dhe premiera e re "Qielli pikon yje", e cila do të jepet sot në mbrëmje në arenën e Cirkut do të jetë vetëm fillimi i javëve të mbushura me aktivitete të larmishme me rastin e 50-vjetorit të Cirkut.

Premiera e dytë që ndjek këto aktivitete do të jepet më 26 nëntor, me titull "Të kapërcesh ylberin", ku mendohet se do të mblidhen forcat më të mira krijuese të këtij institucioni. Në këto premiera do të risillen disa nga numrat më të realizuar dhe me shkallë më të lartë rreziku si numrat "Shkalla në Ekuiliber", "Vertikale me rrëshqitje", "Bambuja" etj.

Kjo shfaqje përveç artistëve me përvojë si: Fitnete Duro, Kujtim Dumi, Fatos Alla, Sokrat Buzo, Pranvera Sallata, do të prezantojë edhe emrat premtues të cirkut të sotëm si: Manushaqe Mullai, Stela Blloshmi, Erando Jucja, Xhejms Kodra, Juxhina madhi, Rubin Zuna, Klaudia Duro etj.

Nëntori i vitit 1959 shënon lindjen e Cirkut Shqiptarë me shfaqjen "Shkopi magjik" ku dalloheshin artistët Ali Duma, Telat Agolli, Skender Plasari, Vitore Rasha, Bjaram Kurti, Arjan Miluka, Pineu Shkurti. Regjia u realizua nga Mihallaq Luarasi me një program i cili u vlerësua inkurajuese nga publiku.

Eksodet e viti 1990Â larguan rreth 20 artiste e drejtues të njohur te cirkut.

Megjithatë prëpjekjet për ta mbajtur në jetë nuk reshten.

Aktualisht tenda e re e cirkut është e pajisur me një sistem modern ngrohjeje, kjo falë fondeve të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës si dhe janë favorizuar dhe punësuar shumë elementë të rinj të talentuar që premtojnë për një vazhdimësi cilësore të artit të Cirkut në vendin tonë.

Që nga viti 1972-2008 janë realizuar 55 premiera për të rritur dhe fëmijë, 6 mijë shfaqje të dhëna në çdo skaj të Shqipërisë të ndjekura nga afërsisht 3.000.00 spektatorë dhe afërsisht 35-40 numra të të gjitha profileve.

Sot pas 50 vjetësh cirku vazhdon te joshë publikun me numrat e larmishëm që ofron duke filluar nga numrat akrobatikë, të ekuilibrit, numrat e ajrit, zhonglerët, kllounata, etj.

Regjia e shfaqjes do të realizohet nga Kiço Londo, në një konceptim modern të ndërthurur me traditën, efekte special dhe shumë surpriza të tjera që do të mund t'i zbuloni në datën 18 dhjetor 2009.   Â

m.s/NOA

KOMENTE