Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biberaj: Demokracia në PD, në rrezik
English

Biberaj: Demokracia në PD, në rrezik

Tiranë, 20 dhjetor NOA - Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj në një dalje publike ka akuzuar për mungesë transparence në numërimin e votave.

Pasi falënderoi delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së për votën që i kanë dhënë, e cila sipas tij, nuk është numëruar, Biberaj, theksoi se "procesit të numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së i ka munguar totalisht transparenca, gjë që përbën edhe një cënim të rëndë të themelit të demokracisë, për të mos thënë që manipulimi dhe falsifikimi i votës shënon edhe fundin e demokracisë". Fatkeqësisht në PD, sipas Biberaj, "çdo ditë e më shumë po mbytet fryma intelektuale dhe ajo qytetare, fryma e debatit po zëvendësohet me atë të nënshtrimit dhe të servilizmit ekstrem, fryma e bashkëpunimit po zëvendësohet me atë të klanit dhe të spastrimeve, apo përjashtimeve politike, vendimmarrja kolegjiale po zëvendësohet nga vendimmarrja klienteliste dhe autoritariste e UNI-t, vlerat po zëvendësohen nga antivlera; fenomene këto tepër negative që po dëmtojnë rëndë të ardhmen e PD-së, por edhe po shuajnë gradualisht traditën, kontributet dhe vetë historinë pozitiviste të PD-së". Biberaj u shpreh se po vazhdon të analizojë situatën e sëmurë rëndë në PD, duke shprehur njëkohësisht edhe bindjen e tij se nuk mund ta nxjerrë nga politika një klikë të korruptuarish që padrejtësisht ka marrë në zotërim PD-në.

Duke gjykuar se ka humbur një betejë, por jo luftën, Biberaj konkludon se nuk ka gjë më fisnike, qytetare dhe patriotike sesa të luftosh për parimet dhe idealet e lirisë dhe të demokracisë dhe se ndjehet po aq i motivuar sa edhe më 8 Dhjetor të vitit 1990. k.k/NOA

KOMENTE