English

Finalja e Botërorit për Klube, një tjetër trofe për Barcelonën

Tiranë, 20 Dhjetor NOA - Ditën e sotme u luajt dhe finalja e Botërorit për Klube ku përballë ishin Barcelona dhe Estudiantes. U deshën 110 minuta për Barcelonën që të arrinte të mundte Estudiantes dhe të fitonte kupën e Botërorit për Klube.

Estudiantes kaloi në avantazh e para duke shënuar në minutën e 35 me anë të Boselli i cili u shmang mjaft bukur nga markimi i dy mbrojtësve të Barçës.

Por ekipi i Guardiolës ka reaguar menjëherë dhe dy minuta më pas, ata shënuan me anë të Pedros i cili e barazoi ndeshjen për ta çuar atë më pas në minuta shtesë.

Më pas në minutën e 5 të pjesës së dytë shtesë Barcelona shënoi me anë të zakonshmit Lionel Messi. Gol ky i shënuar me gjoks nga ana e lojtari duke i dhënë ekipit fitoren e kësaj ndeshjeje me rezultatin 2 me 1.

Kjo fitore për Barcelonën e cila nuk e kishte marrë asnjëherë trofeun e Botërorit për Klube do të thotë fitimi i trofeut të 6 për këtë sezon.

r.b/NOA

KOMENTE