Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, masakrohet me thikë një 19-vjeçar, policia ndalon tre persona
English

Kosovë, masakrohet me thikë një 19-vjeçar, policia ndalon tre persona

Gjilan, 20 dhjetor NOA - Masakrohet me thikë një 19-vjeçar nga Gjilani i Kosovës. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në një lokal pranë gjimnazit të Gjilanit në Kosovë, kur 19-vjeçari me inicialet S.G, është therur me thikë. Të sinjalizuar për ngjarjen, forca të shumta të policisë mbërritën menjëherë për të zbuluar motivet dhe autorët e këtij krimit.

Mësohet se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjeve të shumta me thikë.

Sipas policisë, dyshohet se 19-vjeçari ka debatuar me tre persona të cilët më pas e goditën atë me thikë.

Disa orë pas ngjarjes, policia ka ndaluar tyre persona si autorë të dyshuar të krimit, ndërsa nuk bëhen të ditura emrat e tyre dhe motivi i ngjarjes.

Ndërkohë po dje, në fshatin Pozheran të Gjilanit, një tjetër person është qëlluar me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave ku njëri prej tyre mbeti i plagosur pasi u goditë me thikë në kraharor..

I dëmtuari u transportua në spital, ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar.

k.k/NOAÂ

KOMENTE