Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakër mbi katër shqiptarë në Itali, arrestohet i dyshuari
English

Masakër mbi katër shqiptarë në Itali, arrestohet i dyshuari

Frosinone, 20 Dhjetor NOA - Një masakër e vërtetë që iu shkaktua katër shqiptarëve në Itali, ngjarje që ka tronditur opinion vendas, ka sot një autor të dyshuar në pranga, informon korrespondentja e agjencisë NOA. Autori i dyshuar është Arjan Muçaj, 23 vjeç. Ai është arrestuar sot në dhomën nr 38 të hotel "d'Alma" në rrugën "Morolense" në lokalitetin Supino të Frosinones, pasi i armatosur ka tentuar të vriste bashkatdhetarë e tij të cilët jetonin në Frosinone të Italisë po ashtu si ai.

Ngjarja kishte ndodhur më 23 nëntor 2009 në rrugën "Capo Barile" kur Arjan Muçaj akuzohet se ka qëlluar mbi familjen e cila përbëhet nga katër shqiptarë dhe i ka plagosur rëndë ata.

Policia tha se katër të plagosurit u dërguan në spitalin lokal ku gjendja e njërit prej tyre, është kritike për jetën.

Muçaj gjendet përgjegjës për shkaktimin e plagosjes kritike me pistoletë të 33-vjeçarit Erald Deliu, - thanë burimet zyrtare të policisë lokale.

Ata nënvizuan se i riu shqiptar është përgjegjës edhe për plagosjen e Erion Zotos, 35 vjeç, i cili mori plagë arme zjarri në këmbë, Gentian Biçakut, 33 vjeç i cili u plagos në kofshën e djathtë dhe të Fation Biçakut, 37 vjeçar i cili u plagos gjithashtu në këmbën e djathtë.

r.b/NOA

KOMENTE