Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat, Mëhilli: Opozita po kërkon të bllokojë procesin, qeveria po plotëson kërkesat
English

Vizat, Mëhilli: Opozita po kërkon të bllokojë procesin, qeveria po plotëson kërkesat

Tiranë, 20 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli deklaroi sot para mediave se procesi për heqjen e vizave po ecën normalisht duke hedhur poshtë akuzat e deputetit socialist, Ditmir Bushati se Berisha dështoi në këtë proces dhe duhet tu kërkojë falje shqiptarëve.

"Edvin Kristaq Rama, me pinjollin tjetër të bllokut Ditzi Bushatin derdhi lot krokodili për vizat, ndërkohë që në emër të bllokmenëve të rinj Rama vetëm pak muaj më parë dërgoi në Bruksel raportin me të cilin i kundërvihej heqjes së vizave për Shqipërinë e shqiptarët.

Partia Demokratike informon qytetarët se me gjithë përpjekjet e gjithanshme të Edvin Kristaq Ramës, me bojkotin e Parlamentit dhe raportet false, me të cilat ai kërkon të bllokojë procesin e heqjes së vizave për shqiptarët, ai po ecën normalisht" tha Mëhilli.

Sipas saj, qeveria po plotëson të gjitha kërkesat dhe Partia Demokratike është e sigurt se në përputhje me premtimin e saj elektoral, vizat do të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati.

"I vetmi avantazh që kanë pasur Malazezët, Â Maqedonasit, madje edhe Serbët është fakti që nuk kanë pasur fatkeqësinë të kenë asnjë ditëzi në opozitën e tyre që të punojë dita ditës kundër këtij procesi e që tu bëj thirrje qytetarëve për të mos u pajisur me dokumente biometrike identifikimi, i vetmi kusht ky për heqjen e vizave" përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

KOMENTE