Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës: Ja ministritë që nuk paguajnë taksat
English

Bashkia e Tiranës: Ja ministritë që nuk paguajnë taksat

Tiranë, 21 dhjetor NOA - Bashkia e Tiranës ka denoncuar sot disa institucionet qeveritare dhe godina të ministrive të cilat nuk paguajnë taksat dhe tarifat përkatëse vendore.

"Qytetarët e Tiranës, të cilët në mënyrë të rregullt paguajnë detyrimet e tyre pranë Bashkisë, duhet të informohen se paratë e tyre pastrojnë, mirëmbajnë dhe gjelbërojnë sot edhe institucionet qeveritare, përfshirë këtu edhe godinat e ministrive, të cilat nuk paguajnë taksat dhe tarifat përkatëse vendore" tha sot Joana Bushi, zëdhënëse e Bashkisë së Tiranës.

Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, së bashku me institucionet e saj të varësisë,

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës,

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me institucionet e saj të varësisë,

Ministria e Mbrojtjes, me institucionet e saj të varësisë,

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale,

Ministria e Brendshme,

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit,

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e saj të varësisë janë disa nga ministritë të cilat nuk kanë paguar taksat.

"Dëshirojmë t'u kujtojmë të gjithë funksionarëve të shtetit si edhe drejtuesve të institucioneve të lartpërmendura, të cilët janë përgjegjës në mënyrë direkte për borxhet publike ndaj qytetarëve dhe Bashkisë së Tiranës, se ky qytet mund të funksionojë dhe të vazhdojë të zhvillohet, vetëm nëse të gjithë ata që përfitojnë nga shërbimet që pushteti vendor ofron, paguajnë Â detyrimet e tyre në kohë.

Tiranën Evropiane mund ta ndërtojmë vetëm nëse të gjithë jemi të përgjegjshëm, dhe kjo përgjegjësi duhet të fillojë në radhë të parë nga funksionarët e shtetit dhe drejtuesit e institucioneve qeveritare, të cilët fatkeqësisht, shumicën e orarit zyrtar të punës e shpenzojnë duke shpifur e trilluar, në kurriz të Bashkisë së Tiranës" përfundoi Bushi.

k.k/NOA

KOMENTE