Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eagle Mobile organizon një drekë artistiko-festive për 120 fëmijë jetimë
English

Eagle Mobile organizon një drekë artistiko-festive për 120 fëmijë jetimë

Tiranë, 21 Dhjetor NOA Foto Update - Plot 120 fëmijë jetimë janë argëtuar në një drekë artistiko-festive të organizuar sot nga kompania celulare Eagle Mobile dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë. Të pranishëm në këtë eveniment ishin Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe Zonja e parë znj. Teuta Topi shoqëruar nga dy vajzat e tyre, Presidenti i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore z. Orhan Xhoshkun, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali TaÅŸkın (Tashkën), si dhe Presidenti i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë z. Ilir Çumani.

Në fjalën e tij në këtë program artistiko-festiv Presidenti i Republikës përshëndeti këto nisma duke shtuar se të gjithë duhet të kontribuojnë në të tilla iniciativa që vënë në fokus fëmijët jetimë.

Ndërsa Presidenti i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore z. Orhan CoÅŸkun (Xhoshkun) theksoi se Grupi Çalik Holding ka patur dhe ka në politikat e saj sociale ndihmën e këtij komuniteti. ‘Fëmijët janë e ardhmja, dhe ne punojmë sot duke menduar për të ardhmen. Çalik Holdig i jep rëndësi të veçantë arsimimit, prandaj dhe politikat e kësaj Kompanie e kanë caktuar si pjesë të rëndësishme të përgjegjësisë sociale', tha Xhoshkun.

Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin tha se Eagle Mobile shpalli vitin 2009 Vitin e Fëmijëve Jetimë, dhe në këtë kuadër jo vetëm që ndërmori iniciativën e dhënies së 20 bursave për studime të mesme dhe të larta për 20 fëmijë, por u bë shembull për 25 kompani të tjera që operojnë në Shqipëri duke bërë që edhe ata të japin mbështetjen e tyre sipas mënyrës dhe mundësive përkatëse. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Instituti i Integrimit të Fëmijëve Jetimë ve Shqiptarë i akordoi Zonjës së Parë Teuta Topi çmimin Simbol i Vlerave Humane për kontributin e saj në këtë aspekt. Ajo, duke falënderuar për vlerësimin e bërë me këtë rast, vuri në dukje mirënjohjen ndaj mbështetjes së vazhdueshme të kompanisë Eagle Mobile. Znj. Topi, shtoi se kjo kompani është bërë një shembull ku bashkohet humanizmi me biznesin.

Më pas fjala ka qenë e fëmijëve, të cilët janë argëtuar në koncertin e artistëve të njohur si Bashkim Alibali, Mifarete Laze, Valbona Mema, etj. që kanë kënduar vetëm për fëmijët e pranishëm.

Ky aktivitet ka përfunduar me shpërndarjen e dhuratave të përgatitura nga Eagle Mobile dhe Instituti i Integrimit të Fëmijëve Shqiptarë.

Kompania rinore Eagle Mobile ka treguar një interes të veçantë për këtë pjesë të shoqërisë. Krahas ndihmesës së dhënë nga kompania, edhe punonjësit e saj individualisht janë angazhuar për të ndihmuar në mënyrat dhe mundësitë e tyre.

r.b/NOA

KOMENTE