Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festivali i dytë shqipfolës, njeh Greqinë me filmin shqiptar
English

Festivali i dytë shqipfolës, njeh Greqinë me filmin shqiptar

Nga Milena Selimi

Athinë, 21 dhjetor, NOA - Festivali i 2-të i Filmit Shqipfolës që u organizua në Athinë më 17-20 dhjetor 2009, është vërtet një nga aktivitetet që njeh kulturën greke me realitetet shqiptare, nëpërmjet filmit. Ky aktivitet vjen pas suksesit të Festivalit të parë, që u zhvillua në Maj 2007, e për të cilin u fol mjaft nga mediat greke.

Sjellja në Athinë e 21 filmave shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre marrë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Tiranë, në kopje 35mm celuloidi, tregon seriozitetin dhe tendencën për të qenë koherent në evenimentet kulturore që kapin kinematografinë shqiptare. Prodhimet e fundit të kinematografisë shqiptare ishin prezent në këtë festival, si "Gjallë", "Kronikë provinciale", "Sekretet", "Koha e kometës", etj.

Një festival kinematografik që në thelb është panoramë e vlerave të kinemasë sonë, sigurisht që provokon debat dhe sjell një dialog ndërmjet shteteve tona ballknaike.

Festivali pati si synim afrimin e kineastëve, me qëllim që të dialogojnë, të kontaktojnë me krijuesit, të takohen me shumë njerëz, të dëgjojnë e ndjekin aktivitete paralele që zhvillohen brenda ambienteve të festivalit, promovime librash, albume muzikore, Master Class rreth subjekteve e prodhimeve filmikë, atribut për autorë të ndryshëm etj.

m.s/n.e/NOA milena.selimi@noa.al

KOMENTE