English

Interi mund Lazion, arrin të përforcojë kryesimin në tabelë

Romë, 21 dhjetor, NOA - Ndeshja ndërmjet dy ekipeve të njohura italiane Inter dhe Lazio ka përbërë edhe takimin më të rëndësishëm kryesor të javës së 17-të në Serie A.

I zhvilluar në Giuseppe Meazza, fitorja e këtij takimi është mundësuar nga lojtarët e Interit të cilët kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat minimal 1-0, për të përforcuar pozitën e parë në tabelë. Ka qenë kamerunasi Samuel Eto'o, i cili shënoi golin me vlerën e tri pikëve, i cili përbën edhe shpëtimin e Interit, pasi me këtë fitore ai mundëson përforcimin në krye të tabelës.

Në këtë mënyrë, Interi arrin të marrë tetë pikë më shumë se Milani që nuk e zhvilloi ndeshjen e kësaj javë. Nga ana tjetër, ai ka parakaluar me nëntë pikë më shumë ekipin e Juventusit, i cili u mposht nga Catania në terrenin e saj.

n.e/NOA

Â

KOMENTE