English

Lionel Messi mbyll një vit futbollistik të paparë

Spanjë, 21 Dhjetor NOA - Lojtari shtatshkurtër i Barcelonës dhe i kombëtares Argjentinase është në mbyllje të një viti fantastik për të. Messi ka qenë protagonisti kryesor i fitoreve të trofeve të shumtë të Barcelonës në këtë sezon dhe gjithashtu ka arritur të marrë dhe topin e artë.

Së fundmi ai u shpall dhe lojtari më i mirë në kompeticionin e kampionatit botëror për klube ku realizoi dhe dy gola mjaft të bukur.

Sot gjithashtu ai do të marrë dhe çmimin FIFA World Player trofe ky që jepet nga FIFA dhe e shpall lojtarin më të mirin e këtij viti.

Lojtari është në garë për këtë trofe me shokun e tij të skuadrës në ekipin e Barcelonës, Xavi dhe lojtarin portugez të Realit, Cristiano Ronaldo.

Por sipas medieve spanjolle çdo gjë ka përfunduar dhe është shumë e sigurt që ky çmim do të merret nga Lionel Messi.

Pas marrjes dhe të një trofeu tjetër Messi do të mbyllte një sezon dhe vit futbollistik të paparë. Një rekord që vendoset ky nga lojtari argjentinas i cili tashmë është vetëm 21 vjeç.

r.b/NOA

KOMENTE