English

PD, Bogdani: Paradokset e Bashkisë së Tiranës nuk kanë fund

Tiranë, 21 dhjetor NOA - "Paradokset e Bashkisë së Tiranës nuk kanë fund dhe besoj se nuk kanë shpjegime. I vetmi shpjegim është korrupsioni, i vetmi shpjegim është përfitimi për interesa të ngushta personale, i vetmi shpjegim është përfitimi kundrejt interesit qytetar".

Kështu ka deklaruar sot deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Borgdani në një dalje para mediave duke shtuar paradoksi kësaj radhe ndahet nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në qendër të Tiranës.

"Kemi një dokument të Bashkisë së Tiranës i datuar në 2004 ku jep vlerësimin e çmimit për Hotel Dajtin në vlerën 1500 euro metër katror. Kemi një vendim të Bashkisë së Tiransë të vitit 2005 një vit më mbrapa ku jep vlerësimin për pronën tek Tajvani, përballë Hotel ish-Dajtit me një vlerë prej 12 mijë lekë metër katror ose 97 euro. Diferenca në këtë rast është 1403 euro i shtrojmë pyetjen Kryetarit të Bashkisë së Tiranës pse kjo diferencë, ku janë këto para, pse kjo diferencë për të njëjtin truall që ndahet vetëm nga bulevardi, pse apo sepse në njërin krah ndihmohet abuzivisht në mënyrë të korruptuar ortaku ,partneri i tij" tha sot Bogdan. "Ky është paradoksi i radhës së Bashkisë së Tiranës dhe do të thoja që së fundmi shoqërohet nga një paradoks tjetër për të cilin i ftoj qytetarët e Tiranës të shkojnë ta vizitojnë të famshmen pistë akulli që Bashkia e reklamoi me të madhe që do ta ndërtonte për festat e Vitin të Ri sepse kam përshtypjen se Bashkia e Tiranës se përveç ginesit të korrupsionit ka thyer dhe një gines tjetër që është pista e akullit me e vogël në botë" përfundoi Bogdani.

k.k/NOA

KOMENTE