Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti slloven, Danilo Turk mbërriti sot në Prishtinë
English

Presidenti slloven, Danilo Turk mbërriti sot në Prishtinë

Prishtinë, 21 dhjetor, NOA - Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk, ka mbërritur sot në Â Kosovë ku është parashikuar të zhvillojë takime me autoritetet e larta kosovare si me homologun e tij Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi.

I shoqëruar edhe nga ministrja sllovene e Mbrojtjes Lubica Jelushiç, në axhendën e vizitës së tij është parashikuar që të zhvillohet edhe një takim me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti slloven do të marrë në diskutim me autoritetet kosovare çështjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, atë të pranisë së forcave të KFOR-it si edhe diskutimin për procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian që e pret Kosovën.

n.e/NOA

KOMENTE