English

Protesta në Tiranë, Rama: Berisha hap kutitë ose largohu

Tiranë, 21 dhjetor NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë protestës së fundit për këtë vit, para Parlamentit në Tiranë, i ka bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha të hap kutitë.

"Hap kutitë ose largohu" këtë krizë e solle ti dhe nuk do ta paguajë një popull tërë. Protesta për hapjen e kutive është vullneti ynë për ti dhënë fund krizës së demokracisë dhe ekonomisë.

Protestojmë sepse Tirana dhe e gjitha Shqipëria nuk mund të festoje" tha Rama.

Kreu i socialistëve foli për ish të përndjekurit të cilëve Berisha nuk u jep mundësinë të kalojnë festat në banesat e tyre, sipas tij pushteti s'ka zemër për këta njerëz.

"Ne i dimë që i ke gënjyer të përndjekur e regjimit tënd të dikurshëm dhe do vazhdosh ti gënjesh, do gënjesh edhe shqiptarët që sot për fajin tënd kanë mbetur në vendin e fundit që nuk lëvizin dot lirshëm" tha sot Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama numëroi problemet që ka sjellë kriza ekonomike në vend.

"Sipërmarrësit e vegjël nuk e kanë marrë vesh akoma se për, restorantet, lokalet, floktoret, rrobaqepësit etj është rritur energjia elektrike dhe jo 13 për qind por 22 për qind.

Ne protestojmë duke i thënë kryeministrit Pinok hap kutitë o gënjeshtar" tha më tej Rama.

Sipas tij është e papërballueshëm që bizneset e vogla familjare kanosen nga 1 janari nga TVSH dhe tatim fitimi, falimentim i sigurt për shumicën.

Punësimi zero, papunësia dhe varfëria do të vazhdojnë të rrite, ndërsa quajti të papërballueshme vizitat në spitale.

"Vitit 2010 do të jetë vitit i shpërthimit të krizës në familjet shqiptare megjithëse ne e paralajmëruam më parë dhe i bëmë thirrje Sali Berishës të merrte masa, nuk e dëgjoi kambanën tonë dhe as të FMN-së, e fshehu krizën dhe e thelloi.

E la vendin në një rënie të lirë për hesap të pushtetit të tij" tha Rama

"Vitit 2010 do të jetë vitit kur qytetarët shqiptarë të majtë dhe të djathtë të gjithë për veç atyre do të paguajnë faturën e papërballueshme të politikës së gënjeshtrave.

Padyshim vitit 2010 do të jetë periudha e një rizgjimi të dhimbshëm për shqiptarët jo vetëm për të varfrit po edhe për sipërmarrësit e vegjël të mesmit por madje edhe të mëdhenjtë që nuk hyjnë në familjen e pushtetit.

800 mijë shqiptarë janë të pasiguruar se nuk janë marrëdhënie punë jo se nuk duan por sepse nuk kanë mundësi dhe u duhet të paguajnë sa herë duhet të shkojnë te mjeku" tha më tej Rama.

"Ky është pushteti i pa të ardhme i biznesmenit Berisha, ndaj hap kutitë ose largohu Sali Berisha" tha kreu i opozitës.

k.k/NOA

KOMENTE