Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Xhaçka: Turpi i zëdhënësit të Berishës, Ilir Meta
English

PS, Xhaçka: Turpi i zëdhënësit të Berishës, Ilir Meta

Tiranë, 21 dhjetor NOA - "Zëdhënësi i Berishës dhe njëherësh ministri ynë i jashtëm Ilir Meta, në retorikën e tij për integrimin, na bëri me dije, se Shqipëria historikisht ka qenë vendi i fundit në renditjen e rajonit duke harruar të na shpjegojë përse ne vazhdojmë të mbetemi ende të fundit".

Kështu ka deklaruar sot në një dalje para mediave deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka e cila shtoi se është e turpshme që një ministër që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për ta çuar këtë vend përpara justifikon paaftësinë e tij e premtimet e pambajtura të Sali Berishës duke theksuar se kemi qenë gjithnjë të fundit.

"Shqiptarët kanë dy dekada që janë ndarë me referencat e të kaluarës historike që na kujtoi zoti Meta dhe t'i referohesh sot prapambetjes nga qeverisja në kohën e Ahmet Zogut apo Enver Hoxhës, kur Shqipëria ka hyrë në NATO dhe shqiptarët meritojnë të prekin ëndrrën e tyre evropiane, do të thotë të ironizosh me fatin e tyre. Shqipëria zoti Meta, mund të mos justifikojë kryesimin e vendeve të rajonit, por nuk ka asnjë arsye që të rreshtohet e fundit. E detyra juaj dhe e atyre që ju mbajtët në pushtet me vota të trafikuara është ta çoni këtë vend përpara e jo ta lini vend-numëro" tha më tej Xhaçka.

"Zoti Meta do bënte mirë të na shpjegonte arsyet:

Përse Shqipëria vazhdon të jetë ende e fundit në përmbushjen e standardeve për zgjedhje të lira e të ndershme?

Përse Shqipëria vazhdon të mbetet shembulli më i keq i korrupsionit qeveritar;

Përse në Shqipëri pushteti qendror vazhdon të ushtrojë presion dhe të shkelë të drejtat legjitime të pushtetit vendor?

Përse në Shqipëri maxhoranca ndërhyn në pavarësinë e gjyqësorit dhe fshihet pas imuniteteve për të anashkaluar skandalet abuzive si ai i Gërdecit e i rrugës Durrës-Kukës?

Përse në Shqipëri cënohet liria e shtypit dhe nëpërkëmben të drejtat e individit duke i pushuar njerëzit nga puna për bindjet e tyre politike?

Zëdhënësi i Berishës që përpiqet të na fshehë krizën financiare që ka pllakosur vendin e arkën e boshatisur të shtetit, mund të na shpjegonte në këtë fundviti edhe se si do të festojnë ata shqiptarë që nuk po marrin rrogat e ato biznese që nuk po paguhen për punimet e kryera" deklaroi Xhaçka.

k.k/NOA

KOMENTE