Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot në Tiranë, mitingu i madh përmbyllës i fazës së dytë të protestave të opozitës
English

Sot në Tiranë, mitingu i madh përmbyllës i fazës së dytë të protestave të opozitës

Tiranë, 21 dhjetor, NOA - Përmbyllen sot protestat e opozitës me një miting të madh në kryeqytet, i paralajmëruar për t'u mbajtur konkretisht para mjediseve të sallës së Kuvendit.

Ai zhvillohet pas një turi të dytë protestash të mbajtura për herë të dytë në disa rrethe të vendit si Elbasani, Berati, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Shkodra, që të gjitha nën sloganin "Berisha hap kutitë ose largohu".

Kjo e sotmja parashikohet nga socialistët që të jetë protesta më e madhe e fundvitit, duke paralajmëruar një tur të ri protestash pas festave.

Përmes saj, socialistët sërish do t'i kërkojnë kryeministrit Berisha që të hapë kutitë e votimit të 28 qershorit, ose në të kundërt të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkaq, kërkesave të radhës së opozitës, gjatë këtyre dy ditëve iu është shtuar edhe ajo e anullimit të masës së fundit të marrë nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit të produktit të energjisë, si edhe ai i ndarjes para Vitit të Ri të pagave dhe shpërblimeve për buxhetorët.

n.e/NOA

Â

KOMENTE