Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Analiza e Hetimit të Krimit, Basha: Viti 2009 më pak vrasje në këto 10 vite
English

Analiza e Hetimit të Krimit, Basha: Viti 2009 më pak vrasje në këto 10 vite

Tiranë, 22 dhjetor NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha mori pjesë sot në analizën e veprimtarisë gjatë vitit 2009 të Departamentit të Hetimit të Krimit dhe të Departamentit të Kufirit dhe Migracionin të Policisë Policisë së Shtetit.

Ministri Basha vlerësoi rezultatet e arritura nga strukturat e hetimit të krimit në goditjen e elementëve dhe grupeve kriminale, rezultate që kanë ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e klimës së sigurisë në vend.

Basha u shpreh se rezultatet në këtë drejtim dëshmojnë më së miri për luftën pa kompromis dhe me tolerancë zero të strukturave të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme.

Duke u ndalur te fakti se krimi i vrasjes për këtë vit, me 79 raste, është më i ulëti i regjistruar në dhjetë vitet e fundit, ministri Basha nënvizoi se ky tregues, dukshëm më pozitiv edhe se një pjesë e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian, është tregues i frenimit të kriminalitetit përballë forcës së Policisë së Shtetit.

E ndërsa vlerësoi nivelin e zbulueshmërisë së veprave kriminale në masën 88%, Basha kërkoi rritjen e mëtejshme të profesionalizmit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve teknike dhe burimeve njerëzore për të ju përgjigjur sfidave të reja në luftën kundër të gjitha dukurive kriminale.

Vlerësime dhe përgëzime të posaçme shprehu Ministri Basha për veprimtarinë e kryer gjatë këtij viti nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit.

Ministri Basha cilësoi si arritje tepër të rëndësishme instalimin e sistemit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe pajisjen e këtyre pikave me mjetet dhe teknologjinë më të avancuar të kontrollit, instalimin e sistemit të analizës së informacionit MEMEX në drejtoritë e policisë në qarqe dhe vënien në funksionim të qendrës operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Basha vuri theksin në faktin se një pjesë e rëndësishme e kritereve të përcaktuara për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian ka të bëjë pikërisht me përmbushjen e detyrave të përcaktuara për Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

"Kërkoj angazhimin tuaj të plotë për të përmbyllur fazën finale të detyrimeve të përcaktuara në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave përsa i takon menaxhimit të integruar të kufirit. Standartet e vendeve Schengen duhet të jenë pikë për pikë standartet e punës tuaj të përditshme për kontrollin kufitar. Objektivi ynë kryesor në këtë drejtim është marrja e një vlerësimi sa më pozitiv nga ekspertët e Komisionit Europian në misionin e tyre monitorues për kufirin dhe migracionin"- u shpreh Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha.

k.k/NOA

KOMENTE