Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pedofilia , kërkohen 39 vjet burg për anglezët e jetimores Fëmijët e tij
English

"Pedofilia", kërkohen 39 vjet burg për anglezët e jetimores "Fëmijët e tij"

Tiranë, 22 Dhjetor NOA Përmbledhje - Akuza kërkon 39 vjet për dy anglezët, e akuzuar për marrëdhënie homoseksuale me të mitur. Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë Robin Arnold dhe Dino Kristodoulu, ish drejtuesit e qendrës "Fëmijët e tij", janë shpallur fajtor nga ana e prokurorisë për veprën e kryer prej tyre. Prokurori i çështjes ka kërkuar 22 vjet burg për Dino Kristodoulun dhe 17 vjet burg për Robin Arnold.

Gjithashtu prokuroria kërkon që këta dy persona të shpallen persona të padëshiruar në Shqipëri, që do të thotë se pas përfundimit të dënimit, ata nuk kanë të drejtë të shkelin më tokën shqiptare.

Dy të pandehurit Robin Arnold dhe Dino Kristodoulu akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të "marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të mitur". Sipas akuzës, dy të pandehurit kanë qenë drejtues në qendër, ku edhe dyshohet të kenë abuzuar me fëmijët.

Disa muaj më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 20 vjet burgim, ish-drejtuesin e qendrës "Fëmijët e tij", Deivid Braun, ndërsa vendosi që pas kryerjes së dënimit, ai do të dëbohet nga vendi ynë. Vetë Braun gjatë dëshmisë për dy kolegët e tij të qendrës, kanë thënë se kanë qenë ata që kanë abuzuar me të miturit, si dhe ka treguar veprimet qe ai vetë kishte kryer, sapo ishte vënë në dijeni.

e.r/NOA

KOMENTE