Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përleshje e përgjakshme mes nxënësve shqiptarëve dhe indianë në Parma
English

Përleshje e përgjakshme mes nxënësve shqiptarëve dhe indianë në Parma

Parma, 22 Dhjetor NOA - Një grindje e përgjakshme ka ndodhur sot në një shkollë në qytetin e Parmës për motive banale edhe pse një gjë e tillë mund të ketë qenë e paramenduar, citon korrespondentja e agjencisë NOA, burime zyrtare të policisë lokale që po kryejnë hetimet.

Grindja ka ndodhur në derën kryesore të shkollës ku duke kaluar kanë qenë dy djem me origjinë Indiane të cilët po dilnin nga dera e shkollës dhe në atë moment një djalë bashkëmoshatar i tyre por nga Shqipëria ka filluar të hedhë fjalë fyese mbi to duke bërë që dhe ato t'ia kthenin me të njëjtën monedhë.

Më pas gjithçka ishte një grindje midis tyre ku në këtë sherr u afrua dhe një shqiptar tjetër 21 vjeçar i cili mbante një objekt në dorë dhe ka goditur një ndër djemtë Indianë duke e plagosur rëndë atë, madje ai ka qenë dhe në rrezik për jetën pasi u mor i përgjakur nga ambulanca dhe doktorët thanë se kishte humbur një sasi të madhe gjaku.

Djali 21 vjeçar me origjinë shqiptare sipas dëshmitarëve ishte i papunë dhe nuk bënte pjesë në shkollën ku ishin djemtë e tjerë.

Policia nga të dhënat që ka marrë tha se është vënë në ndjekje të tij.

Këto zënka ndërmjet djemve kishin kohë që ndodhnin por jo në këtë përmasë, prandaj dhe autoritetet mendojnë se grindja ka qenë e paramenduar.

Drejtori i shkollës ka pohuar se këta djem ishin problematik dhe nuk frekuentonin shpesh orët e mësimit.

Tani akuza që ekziston për shqiptarin 21 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, është ajo e tentimit për vrasje.

Një ditë dramatike është cilësuar kjo e sotmja nga mediat vendase, referuar ngjarjes në shkollën e Parmës "ku çdo gjë mund të kishte përfunduar dhe me një viktimë".

r.b/NOA

KOMENTE