English

Policia e Shtetit, sektori i Hetimit të Krimit analizon punën e kryer gjatë vitit 2009

Tiranë, 22 dhjetor NOA - Departamenti i Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, zhvilloi sot në në ambientet e Pallatit të Kongreseve, analizën vjetore të punës së kryer gjatë vitit 2009.

Në këtë takim merrnin pjesë Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, drejtues të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri, oficerët e kontaktit të vendeve të tjera, si dhe përfaqësues të misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit. Prezantimi i rezultateve të arritura gjatë vitit 2009 nga strukturat e hetimit të krimit u bë nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit, Agron Kuliçaj, i cili i vlerësoi si shumë optimalë treguesit e arritur gjatë këtij vitit, të cilat janë rezultate krahasimisht më të mira në raport me vitet e mëparshme. Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit evidentoi faktin se strukturat qendrore dhe vendore, pjesë e Departamentit për Hetimin e Krimeve, jo vetëm që kanë ruajtur ritmet e viteve të shkuara, por janë angazhuar plotësisht për të maksimalizuar rezultatet në luftën kundër krimit, si dhe në rritjen e treguesve të punës dhe performancës së punonjësve të saj, gjë që më së miri ilustrohet me faktin se për të disatin vit rresht, vrasjet në Shqipëri mbahen me rendin dyshifror, por ky vit përben rekordin e tyre. Kuliçaj vlerësoi gjithashtu kontributin e gjithsecilit punonjës policie të strukturave të Hetimit të Krimit, si dhe sakrificat që këta punonjës kanë bërë në luftë me të keqen, duke u ndalur në mënyrë të veçantë dhe vlerësuar kujtimin e atyre punonjësve të këtij Departamenti që nuk janë më midis nesh. k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE