Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Grupi Ndërministror i Punës, në një sfidë për zbatimin e Antikorrupsionit
English

Pollo: Grupi Ndërministror i Punës, në një sfidë për zbatimin e Antikorrupsionit

Tiranë, 22 dhjetor NOA - U organizua sot mbledhja e gjashtë dhe e fundit për vitin 2009 e Grupit Ndërministror të Punës për zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion, pranë Këshillit të Ministrave.

Gjatë takimit, Genc Pollo, Ministër i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhënien me Parlamentin u shpreh ndër të tjera se vetëm nëpërmjet një qasjeje tërësore dhe të integruar, duke vendosur rregulla të qarta dhe procedura efikase qeveria shqiptare do të mund të luftojë me sukses korrpusionin.

Pollo tha gjithashtu se "Korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me vepra konkrete dhe masat konkrete duhet të jenë të organizuara".

Detyra e këtij grupi është të zbatojë një strategji shtetërore për antikorrupsionin, të miratuar para një viti. Çdo ministri, çdo agjenci qendrore ka një plan veprimi dhe është përgjegjëse për t'a zbatuar këtë strategji. Nëpërmjet kontrollit shikohen rregullat, rishikohen procedurat, ndryshohen legjislacionet, në mënyrë që çdo hapësirë abuzimi me detyrën, apo për të kryer korrupsion të ngushtohet, mundësisht të shkohet drejt zeros. Ky është qëllimi i punës së këtij grupi dhe mendoj që përpjekjet e mëdha që janë bërë këta 4 vjet edhe nga grupi i punës, apo e realizuar nga çdo organizatë shtetërore, janë ato që kanë bërë që korrupsioni të luftohet, masa e korrupsionit të reduktohet.

Kjo është pasqyruar, jo vetëm në gjetjet tona, por edhe në dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare, citoj këtu, Progres Raportin e KE-së, shpalljet e Koorporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit në Amerikë, gjetjet e vazhdueshme të organizatave jo qeveritare, më e rëndësishmja është Transparency International por edhe të tjerë, që shikojnë një progres të qartë në luftën kundër korrupsionit, në vendin tonë. "

Ministri Pollo vijoi se më dorëzimin e Pyetësorit të KE-se para disa ditësh qeverisë shqiptare, Grupit ndërministror të Punës, i del përpara një sfidë e re në lidhje me zbatimin e strategjisë Antikorrupsion.

Pasi një vend të veçantë ( jo për nga numri i pyetjeve por për nga rëndësia e tyre) në pyetësorin e Komisionit Evropian zënë edhe çështjet e antikorrupsionit, dhe dhënia e përgjigjeve në këtë fushe është detyrë e këtij grupi qeveritar.

Kthimi i përgjigjeve të sakta dhe të qarta duke sqaruar strukturat institucionale, kuadrin ligjor, masat e ndërrmarra dhe arritjet në fushën e antikorrupsionit, është prioriteti numër një i këtij grupi me qëllim final integrimin e Shqipërisë në BE.

Shqipëria në 4 vitet e fundit, përfundoi Ministri, ka pasur arritje të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe këto suksese janë konfirmuar edhe nga progres raporti i KE, nga Millenium Challenge Corporation, Transparency International dhe organizma të tjerë.

Megjithatë korrupsioni mbetet një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare dhe si i tille duhet luftuar me vendosmëri dhe pandërprerje.

k.k/NOA

KOMENTE