English

PS, Imeraj: Prifti gënjen për çmimin e energjisë

Tiranë, 22 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj ka reaguar sot pas deklaratës së ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti duke e akuzuar atë se gënjen për çmimin e energjisë.

"Ministri pinokut gënjeu sot shqiptarët me të njëjtën pafytyrësi si shefi i vet. Dritan Prifti pasi u dhuroi shqiptarëve për festat e fundvitit shtrenjtimin e çmimit të energjisë, sot mashtroi për herë të dytë shqiptarët.

Nuk ka energji të lirë siç pretendon ministri i pinokut, por vetëm gënjeshtra të cilat këto kohë thuhen lirshëm nga pinoku dhe ministrat e tij" tha Imeraj.

Sipas saj, sot shqiptarët do vuajnë rritjen e çmimit të energjisë, jo vetëm familjarët por edhe bizneset, për të cilët energjia është rritur plot 22 %.

"Shtrenjtimin e çmimit të energjisë do e vuajnë familjet e papuna, pensionistët, invalidët e mbi të gjitha, familjet e varfra.

Prandaj i themi sot pinokut, që kemi për kryeministër, mjaft i gënjeve shqiptarët. Kriza në të cilën ti e ke futur Shqipërinë ka vetëm një zgjidhje: hapjen e kutive ose largimin tënd bashkë me kutitë" përfundoi Imeraj.

k.k/NOA

KOMENTE