Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spektakël në NBA, super Labron James
English

Spektakël në NBA, super Labron James

SHBA, 22 Dhjetor NOA - Ka ardhur dhe humbja e parë në shtëpinë e tyre për Phoenix Suns të cilët janë dorëzuar para superfuqisë të Lebron James. Ylli i Cavaliers ka shënuar plot 29 pikë në këtë takim duke fituar me rezultatin 109 me 91 pavarësisht se O'Neal ishte nën nivelin e duhur.

Për tu përmendur është dhe loja që bëri Mo Williams i cili shënoi 24 pikë dhe ka dhuruar spektakël për të pranishmit.

Në garat e tjera Sacramento ka arritur të fitonte kundër Çikagos ndërsa San Antonio ka marrë një rezultat pozitiv kundrejt Los Angelos.

Milwaukee Bucks kanë dalë fitues me Indianën (84-81) falë një loje të shkëlqyer të Bogut. Ndërsa Orlando Magic ka mundur me rezultatin 104 me 99 Utah Jazz duke arritur fitoren e 4 në 5 ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar.

r.b/NOA

KOMENTE