Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tritol një shtylle elektrike, dëmtohet linja e tensionit 220 KV që furnizonte Elbasanin
English

Tritol një shtylle elektrike, dëmtohet linja e tensionit 220 KV që furnizonte Elbasanin

Prezë, 22 dhjetor, NOA - Një shpërthim i fortë eksplozivi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Prezës në Tiranë, objekti i të cilit mësohet se ka qenë një shtyllë e tensionit të lartë 220 kilovolt që furnizon Elbasanin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, antiterrorit dhe punonjës të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare të cilët kanë nisur hetimet për autorët dhe shkaqet që mund të kenë çuar në një shpërthim të tillë.

Ato bëjnë me dijeni paraprakisht se shpërthimi ka qenë i një shkalle të atillë sa zhurma e tij është dëgjuar deri në Fushë-Krujë, ndërsa janë thyer shumë xhama të banesave apo dyqaneve përreth.

Si pasojë e tij është dëmtuar plotësisht edhe një krah i shtyllës së tensionit të lartë 220 kilovolt që furnizon me energji Elbasanin, por shtylla nuk është rrëzuar gjithsesi.

Linja që e furnizonte atë mbërrinte direkt nga Komani dhe ishte me mjaft rëndësi pëe gjithë zonën e Shqipërisë Qendrore.

n.e/NOA

KOMENTE