Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent - Skandal korrupsioni me uniformat blu, 6 zyrtarë bien në pranga
English

Urgjent - Skandal korrupsioni me uniformat blu, 6 zyrtarë bien në pranga

Tiranë 22 Dhjetor NOA - Gjashtë zyrtarë janë vënë në pranga sot si pasojë e një operacioni të udhëhequr nga organi qendror i akuzës, konfirmuan para pak çastesh, për agjencinë NOA burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ndërkohë pas disa minutash pritet një konferencë e posaçme për shtyp për të lajmëruar këtë valë arrestesh.

Artan Berberi, Agur Sadiku dhe Jani Gjergjefi dyshohet se kundrejt përfitimeve të kundërligjshme (125.000. euro) që u kanë dhënë shtetasve Bujar Murati, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme, dhe Redi Popescu kanë ndarë me marrëveshje të paracaktuar midis tyre fituesit e loteve të kësaj procedure prokurimi duke eliminuar konkurrencën e shoqërive të tjera në mënyrë të padrejtë.

"Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme", - i tha agjencisë NOA, Holta Zhiti, zëdhënëse e Prokurorisë së Përgjithshme.

Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datën 11.09.2009, ka regjistruar proçedimin penal Nr.3204 për veprat penale të "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të kryer në bashkëpunim, dhe "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike" të parashikuara nga nenet 244, 25 dhe 259 të Kodit Penal.

Objekt i hetimeve ka qenë procedura e prokurimit të fondeve publike me objekt "Blerje uniforma, veshmbathje dhe elementë të tjerë përbërës të tyre", me fond limit 175.034.194 lekë e cila do zhvillohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme.

Për zbardhjen e rrethanave të hetimit nga ana e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë kryer veprime të shumta hetimore me mjetet speciale të hetimit dhe, nga hetimet e deritanishme, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë:

a. Me vendimin Nr.1127, datë 21.12.2009, ka vendosur të caktojë masën e sigurimit "Arrest në burg", të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.P. për shtetasin Bujar MURATI, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

b. Me vendimin Nr.1129, datë 21.12.2009, ka vendosur të caktojë masën e sigurimit "Arrest në burg", të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.P. për shtetasin Redi Popescu, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", dhe "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1,prg.2, 244 dhe 25 të Kodit Penal.

c. Me vendimin Nr.1130, datë 21.12.2009, ka vendosur të caktojë masën e sigurimit "Arrest në burg", të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.P. për shtetasin Tahir Imami, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

d. Me vendimin Nr.1125, datë 21.12.2009, ka vendosur të caktojë masën e sigurimit "Arrest në burg", të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.P. për shtetasin Artan Berberi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të kryer bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal.

e. Me vendimin Nr.1131, datë 21.12.2009, ka vendosur të caktojë masën e sigurimit "Arrest në shtëpi", të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.P. për shtetasin Agur Sadiku, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të kryer bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal.

f.Me vendimin Nr.1126, datë 21.12.2009, ka vendosur të caktojë masën e sigurimit "Arrest në burg", të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.P. për shtetasin Jani Gjergjefi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike", të kryer bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal.

KOMENTE