English

Vidhen paratë e ndihmës ekonomike në një komunë të Pukës

Pukë, 22 dhjetor, NOA - Të gjitha paratë që i kishin shkuar një komune në rrethin e Pukës në formë fondi për ndihmë ekonomike ndaj familjeve në nevojë janë grabitur nga persona të panjohur.

Lajmi bëhet me dijeni nga forcat e policisë së zonës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave këto para ishin caktuar për festat e fundvitit por që nuk u arrit të merreshin dot nga banorët.

Nga ana e tij, kryetari i komunës i ka bërë apel qeverisë që të nxjerrë një tjetër fond, në mënyrë që familjet që marrin ndihmë ekonomike, të mos mbeten pa festuar.

Ndërkohë, policia ka arrestuar rojen e komunës, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët e ngjarjes dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE