Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BERZH rrit financimin për sektorin real në Shqipëri
English

BERZH rrit financimin për sektorin real në Shqipëri

Një linjë kredie prej 2 milion Euro për Union Bank

English Version Below

Tiranë, 23 Dhjetor NOA - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po rrit mundësinë e financimit në Shqipëri nëpërmjet një linjë kredie afatmesme prej 2 milionë Euro për Union Bank, e cila do të përdoret për huadhënie ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME).

Në kuadrin e krizës financiare dhe mundësive më të limituara për financime afatgjata, bankat në Shqipëri kanë zvogëluar aktivitetin e tyre huadhënës, çka ka prekur veçanërisht bizneset e vogla dhe të mesme.

Union Bank është një bankë private e themeluar në vitin 2005 në të cilën BERZH-i zotëron 12.5 përqind të aksioneve. Union Bank ka një rrjet të zhvilluar rajonal dhe vepron në Shqipëri nëpërmjet 31 degëve.

Si pjesë e strategjisë së saj, Union Bank synon të zgjerojë më tej rrjetin e saj dhe të rrisë aktivitetin e saj huadhënës duke pasur si prioritet të veçantë sektorin e SME-ve. Financimi i BERZH-it do të ndihmojë Union Bank të zhvillojë portofolin e huave për SME-të dhe të konsolidojë bazën e vet të financimit.

Shuma e siguruar nga linja e kredisë së BERZH-it do të përdoret për financim të kapitalit qarkullues dhe investimeve kapitale të bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

"Mbështetja e ekonomisë reale dhe përforcimi i sektorit financiar janë ndër prioritetet kryesore të BERZH-it në Shqipëri dhe ne kemi kënaqësinë të mbështesim Union Bank në punën e saj për të zgjeruar operacionet në të gjithë vendin. Ky projekt do të rrisë konkurrencën në sektorin bankar në Shqipëri, në dobi të bizneseve vendase" tha Daniel Berg, Drejtor i Zyrës së BERZH në Shqipëri.

"Kjo linjë kredie është e rëndësishme për Union Bank për disa arsye. Ajo shënon një tjetër arritje të rëndësishme në marrëdhënien e frytshme midis Union Bank dhe BERZH duke vërtetuar angazhimin tonë të përbashkët për përmirësimin e standardeve. Por më e rëndësishmja është që kjo linjë kredie do të ndihmojë për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve tanë. Ndërsa një pjesë e mirë e botës bankare po pakëson huadhënien, Union Bank synon të përdorë burime të reja financimi për të zhvilluar mundësi të reja huadhënie", tha Edmond Leka, Kryetari i Bordit Drejtues të Union Bank.

BERZH ka investuar rreth 545 milion Euro që nga fillimet e aktiviteteve të saj në Shqipëri në projekte të ndryshëm në sektorët e infrastrukturës, korporatave private, energjisë dhe atij financiar. Investimet e BERZH-it janë plotësuar me investime shtesë prej 945 milionë Euro.

BERZH kontrollohet nga 61 shtete dhe dy institucione ndërqeveritare dhe synon të ndihmojë tranzicionin e ekonomive të centralizuara në ekonomi të tregut nga Europa Qendrore në Azinë Qendrore.

e.r/NOA

English version:

EBRD boosts financing for real sector in Albania

€2 million credit line for Union Bank

Tirana, December 23 NOA - The EBRD is increasing the availability of financing in Albania with a €2 million medium-term credit line to Union Bank for on-lending to small and medium-sized enterprises (SMEs).

In the wake of the financial crisis and limited access to long-term financing, banks in Albania have reduced their lending activity, which has particularly affected the small and medium-sized businesses.

Established in 2005, Union Bank is a privately-owned universal bank, in which the EBRD holds a 12.5 per cent stake. Union Bank has a strong regional network, operating throughout Albania via 31 branches.

As part of its strategy, Union Bank aims to further expand its network and increase its lending activities with particular focus on the SME sector. The EBRD financing will help Union Bank develop its portfolio of SME loans and strengthen its funding base.

The proceeds of the EBRD credit line will be used to provide working capital and capital investment financing for small and medium-sized businesses in Albania.

"Supporting the real economy and strengthening the financial sector are among the EBRD's core priorities in Albania and we are pleased to support Union Bank in its drive to expand activities throughout the country. This transaction will increase the competition in the banking sector in Albania, to the benefit of local businesses", said Daniel Berg, Head of the EBRD Office in Albania.

"This credit line is important for Union Bank for many reasons. It marks another page in the fruitful relations between Union Bank and EBRD, demonstrating our mutual commitment to raise our standards. But, most important, we are pleased that the credit line will help in a small way to better meet the needs of our clients. While much of the banking world is retrenching lending activities, Union Bank is looking to use new resources to develop new lending opportunities." said Edmond Leka, Chairman of the Board of Directors of Union Bank.

Since the beginning of its operations in Albania the EBRD has committed €545 million in various projects in infrastructure, corporate, energy and financial sectors, which attracted additional investments of €945 million.

The EBRD, owned by 61 countries and two intergovernmental institutions, is supporting the development of market economies and democracies in countries from central Europe to central Asia.

e.r/NOA

KOMENTE