Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti Beqja: Ja gënjeshtra e Berishës me shpërblimet
English

Deputeti Beqja: Ja gënjeshtra e Berishës me shpërblimet

Tiranë, 23 dhjetor, NOA - Festat e fundvitit erdhën, por familjet e varfëra shqiptare në qytet e në fshat nuk kanë me se të festojnë dhe kryeministri Sali Berisha gënjeu kur deklaroi se 800 mijë familje do të marrin kartolinën e vitit të ri nga qeveria.

Me një deklaratë të tillë u është drejtuar qytetarëve deputeti socialist, Ilir Beqja. "Berisha gënjeu përsëri dhe tashmë prej muajsh jemi dëshmitarë që ai është në garë me gënjeshtrat e tij. Gënjeu para deputetëve të tij, të cilët nuk pipëtinjë sepse Jozefina ua ka zënë gojën me shpërblimet që kanë marrë", tha ai ndër të tjera.

Më pas, i ka drejtuar pyetje publike kryeministrit duke i thënë se çfarë kartoline ka qeveria e tij për 90 mijë familjet me ndihmë ekonomike?Â

"Çfarë kartoline të vitit të ri ka qeveria e Sali Berishës për 142 mijë familjet e të papunëve zyrtarë? Po për mbi 60 mijë familjet e personave me aftësi të kufizuar?Â

Çfarë kartoline të vitit të ri ka qeveria e Sali Berishës për 70 mijë familjet e bizneseve të vegjël? Përfshirje në skemën e TVSH-së, shtrenjtim të energjisë elektrike me 22 % dhe sipas projektit më të fundit dy kasa regjistruese", tha ai ndër të tjera.

Edhe pensionistëve sipas tij Sali Berisha po u jep një shpërblim 30 % më të ulët se shpërblimi që kanë marrë para 5 vjetësh, në vitin 2004.Â

"Por Sali Berisha duhet të tregojë të vërtetën edhe për fondin e shpërblimeve të këtij viti.

Vetë teksti i vendimit për dhënien e shpërblimeve është përgënjeshtruesi më i madh për Sali Berishën. Në këtë tekst konfirmohet se për vitin 2009 ai nuk u dha pensionistëve 5.3 milionë USD dhe tani vetëm se u shlyen detyrim të mbetur", përfundon deklarata e Beqjas.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE