Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrave prek gruan shtatzëne me dy binjakë, mjekët: Në rrezik jetët e tyre
English

Gripi i derrave prek gruan shtatzëne me dy binjakë, mjekët: Në rrezik jetët e tyre

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Një grua shtatzëne ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi rezulton e infektuar nga virusi A/H1N1.

Gruaja 5 muajsh shtatzënë me dy binjakë, nga Kukësi, prej dy ditësh, ndodhet e shtruar në repartin e reanimacionit në Senatorium, në Tiranë.

Sipas mjekëve, e reja ndodhet në gjendje kritike për jetën e saj dhe dy binjakëve ndërsa ka probleme me frymëmarrjen.

Gruaja shtatzëne ndodhet e shtruar në spital prej disa ditësh pasi fillimisht ishte shtruar në spitalin e qytetit verilindor të Kukësit, më pas ishte transportuar në Tiranë, në maternitetin "Mbretëresha Geraldine" dhe prej andej në senatorium. Vetëm pak ditë më parë një 18-vjeçare shtatzënë tetëmuajshe e infektuar me virusin e gripit të derrit ndërroi jetë në spital.

k.k/NOA

Â

KOMENTE