English

Këshilli i Ministrave shpall 8 Dhjetorin Festë Kombëtare

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar ligj për shpalljen Festë Kombëtare të datës 8 Dhjetor.

"Kjo ditë shënon ditën e njërit prej akteve më madhore të kurajës, të guximit, të të rinjve shqiptarë të cilët në një moment kur vendi ishte zhytur në izolimin më të madh, varfërinë më të skajshme, dëshpërimin më të thellë, gjetën forcë dhe kurajë shpirtërore, u përballën në qytezën e tyre dhe në rrugët e Tiranës, me diktaturën" tha kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë që qeveria ka marrë edhe një seri vendimesh të tjera të rëndësishme siç është tatimi me vlerën e shtuar, disa ndërhyrje në të cilat nuk do të zbardhet ky ligj pa u hequr TVSH për arsimin, në përputhje me premtimin, zotimin solemn elektoral të kryeministrit të vendit, në të katër anët e Shqipërisë.

"Në këtë ligj do të shtohet edhe mendimi i heqjes së TVSh-së për arsimin privat në mënyrë që tu bëjmë edhe atyre një dhuratë. Është kohë dhuratash edhe për ata, sepse duhet të kemi një vetëdije: baballarët e tyre paguajnë taksa dhe fëmijët i shkollojnë më paratë e tyre. Ndaj edhe kjo do të bëhet pasi një drejtësi sociale, e cila në formën ideale nuk realizohet kurrë, por prapëseprapë është një ideal që thërret dhe me të cilin njeri duhet të luftojë që t'i afrohet sa më shumë.

Problemi i tretë i rëndësishëm që dua të veçoj këtu se janë të shumta, miratojmë dekretin, aktin normativ të qeverisë për finalizimin e buxhetit të këtij vendi. Edhe një herë gjej rastin të përgëzoj në tërësi Ministrinë e Financave për performancën, që është dëshmuar në kushtet e krizës më të thellë që ka njohur bota nga vitet ‘30 gjer më sot" tha më tej Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE