Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libri i emrave të humbur
English

Libri i emrave të humbur

"Hajde, kujtojeni vetëm një emër karizmatik artistik ose politik të pakontestueshëm deri më sot? Gjejmë kurajo të ngrihemi edhe kundër Nënës Terezë, kundër Skënderbeut, kundër Kadaresë, që është individi që afirmoi përkatësinë kulturore evropiane të shqiptarëve gati më shumë se sa të gjithë së bashku ndër shekuj"

Teki Dervishi

Me t'u instaluar administrata OKB-së në Kosovë, në qershor 1999, menjëherë filloi fushata e denigrimit të çdo personaliteti që kishte emër karizmatik politik, po dhe artistik. Hodhën farë anarkinë në Kosovë, eleminimin e fuqisë së autoritetit të individit (individëve) përmes denigrimeve mediale. Tash kanë mbetur fytyra karizmatike veç deputet e Parlamentit jofunksional. Nuk mbeti së paku një "suprem personalitet". A nuk i kishim, apo u çerri maskën "liria" që na solli KFOR-i? Ata që kanë disponuar predispozitë minimale morale dhe kapitale biografike, ata që do të mund të kishin fuqi autoriteti të bashkimit (që do të ishin personalitete të të gjithëve, e jo të partive politike), ata sot u margjinalizuan. Ata që na "çliruan" të gjithëve, hoqën dorë prej nesh (prej popullit) dhe kaluan në partitë e tyre. Nga qoshet partiake, filloi fushata denigruese, zhglyrja e çdo fytyre pa përjashtim, në fillim së pari kundër Presidentit Rugova, (do farë shpifje lidhur me disa vetura, etj. etj.), e cila fushatë zgjati deri në ditën e vdekjes së Presidentit. Ditën e varrimit, kur Presidentin e ndjerë, po e nderonte elita e politikës botërore, (ai e bëri Shqipërinë, për herë të parë në histori, qendër të botës) po atë ditë, shumica e gazetave të Kosovës botonin (nonsens) "fytyrën e të vdekurit" në ballinat e tyre, që ishte një shprehje suptile e nekrofilisë gjenetike sllavo-staliniste (urrejtjes politike) të paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit.Â

Edhe sot, duke i parë çdo natë në TV (dhe që nesër në mëngjes në gazetë), kacafytjet në "luftën për pushtet" që bën klasa politike e Kosovës në arenën e mediave, të përkujtohen gladiatorët romakë, (duelin deri në pikën e fundit të gjakut), shohim atakimet e pashpirtëshme të opozicioneve, të ndara nëpër media, dhe në këtë mënyrë, askush të mos ketë shanse të shpëtojë nga të zhglyerit e fytyrës. Më askush nuk turpërohet për mënyrën si do të vijë në pushtet! A ju kujtohet në këtë çast ndonjë emër individi karizmatik brenda klasës politike, i cili ka mbetur pa u denigruar deri në palcë? Tashmë jemi bërë konsumues indiferentë të këtyre zhglyrjeve, siç na mësojnë trilerët para se ta konsumojmë mallin e industrisë së vdekjes dhe krimit. A është planifikuar (nga kush) që Kosova të mos ketë sot së paku një individualitet të autoritetit të pakontestueshëm? Duke i parë në TV dhe duke i lexuar në gazetë "polemikat" e të gjithëve kundër të gjithëve, tashmë opinioni po pyet: a qenkan angazhuar këta njerëz për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, apo e paskan pasur vetëm sa për të arritur deri te pushteti dhe pasuria? A konsiderohet sot punë vulgare të kesh ideale atdhetare?Â

Eqrem Kryeziu, i LDK-së, pat konstatuar njëherë me vetëbesim të madh se "koha jonë" moderne e ka mbijetuar nevojën e popullit për lider historik. Ndërkaq, koha nuk është ajo që e imponon "tipin e liderit", sepse lideri historik e karakterizon kohën, e jo anasjelltas. Pra, lideri ndikon në kohën, e jo koha në liderin. Lideri absolut në sistemin demokratik (kur nënkuptojmë sistem jodiktaturial as autokrat) liderin në demokraci e pranon masa e madhe e popullit, të cilit i prinë lideri - dhe ajo masë e madhe asnjëherë nuk ia konteston vlerën dhe autoritetin, për aq më shumë, ajo edhe ka tendencë që atë vlerë ta ekzagjerojë në shkallë më të lartë të respektit dhe admirimit kolektiv.Â

Pra, vjen një pikë, një kohë, kur një vend shkelë në fazën e zgjidhjes definitive të çështjes së tij, të jetë a mos të jetë! Pa përjashtim, e gjithë klasa politike e sotme nuk ka dilemë: për ta është zgjidhur përfundimisht çështja e Kosovës! Çështja e shtetit. Tash luftojnë për pushtet në shtetin ku BE-ja "neutrale" është ekzekutiv. A është koha të kërkojmë të dalë lideri historik që ka fuqi dhe autoritet të unifikojë "programin nacional" (shtetëror), që nuk mund të jetë vetëm i një partie politike? Apo nuk kemi një të tillë? Të gjithë i kemi zhglyer! A duhet gjithmonë të dyshojmë se ata që nuk duan zgjidhjen përfundimtare të "statusit të shtetit", pikërisht ata edhe ta "kultivojnë" përçarjen dhe të fabrikojnë industrinë denigruese të të gjithëve kundër të gjithëve!?!Â

Hajde, kujtojeni vetëm një emër karizmatik artistik ose politik të pakontestueshëm deri më sot? Gjejmë kurajo të ngrihemi edhe kundër Nënës Terezë, kundër Skënderbeut, kundër Kadaresë, që është individi që afirmoi përkatësinë kulturore evropiane të shqiptarëve gati më shumë se sa të gjithë së bashku ndër shekuj.Â

Emrat nuk mund të përkthehen. Kur i përgjigjen leksikut të një gjuhe konkrete nacionale, as në këso rasti emrat nuk e japin "kuptimin e fjalës" që e kanë, sepse shndërrohen në simbol të diçkaje kuptimdhënëse. Kur përmendim emrat aktual karizmatik, menjëherë na kujtohen të palarat që e karakterizojnë kohën e krizës politike dhe kulturore, gjuajtjen e baltës mediatike në fytyrat e tyre. Individi me veprën e tij ndërton karizmën, emrin e vetë, sidomos në rastin kur vepra e tij konstaton një kategori të dëshmuar vlere provinciale, krahinore, shtetërore, përkatësisht - nacionale. Edhe "disiplina" e veprimtarisë politike "bën emra", në këtë rast emra liderësh. Tipi i liderit bashkëkohor shqiptar, sidomos (edhe) kur është karizmatik, sot paraqet emër definitivisht diskutabil. Po çka simbolizon ai emër, a është simbol i kohës së krizës, apo i kohës së prosperitetit politik nacional? Si qëndron puna me ne, kur nuk i lëmë vetit asnjë njeri në të cilin do të mund të mbështetemi? Sot, emirat i kemi periodizuar! Liderët nuk arrijnë ta kenë rëndësinë e përmasës së pakontestueshme të çështjes historike.

KOMENTE