Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lippi mohon kategorikisht kthimin e tij në drejtimin e Juventusit
English

Lippi mohon kategorikisht kthimin e tij në drejtimin e Juventusit

Romë, 23 dhjetor, NOA - Ndërsa në qarqet sportive italiane po flitet se pas përfundimit të kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010", trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, do t'i kthehet drejtimit të ekipit të Juventusit, një fakt i tillë është hedhur poshtë në mënyrë kategorike prej tij.

Në një deklaratë për mediat ai e ka përjashtuar rikthimin te Juventusi pas përfundimit të kampionatit botëror.

"Nuk di se çfarë do të bëj pas Kupës Botërore. Kam thënë miliarda herë se nuk do të rikthehem në Juventus, as si trajner, as si drejtor teknik", ka thënë Lippi lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkaq, vazhdojnë ende fjalët në qarkullim se sapo Lipit t'i përfundojë në verë kontrata me Federatën Italiane të Futbollit, ai do të mbajë pozicionin e drejtorit sportiv të ekipit të Juventusit.

Por trajneri që do të udhëheqë Italinë edhe në kampionatin botëror të radhës, i ka mohuar në mënyrë kategorike planet e rikthimot të tij në Torino. n.e/NOA

KOMENTE