English

Qeveria:Parcelat ndërtimore kalojë në favor të poseduesve të objekteve informale

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar kalimin e pronësisë të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.

Vendimi ka për qëllim kalimin e pronësisë të disa parcelave ndërtimore te poseduesi i ndërtimit informal, për trojet e zëna të regjistruar si pronë shtetërore pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Bëhet fjalë për 5433 parcela objektesh informale, të cilat janë të vendosura në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë, për të cilat kërkohet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme prej 1 838 208,87 metër katror.

Ndërkohë janë kryer nga ALUIZNI në përputhje me kriteret ligjore, procedurat e përditësimit në terren dhe kualifikimit për legalizim. Një tjetër kontingjent pasurish që trajtohen në këtë vendim, janë shtesat anësore informale në ndërtime me leje.

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE