Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Pushtetit gjyqësor, arritja e pavarësisë është e vështirë
English

Topi: Pushtetit gjyqësor, arritja e pavarësisë është e vështirë

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori pjesë sot në Konferencën "10 breza magjistratësh të diplomuar ndër vite në Shkollën e Magjistraturës".

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të institucioneve kushtetuese e të rëndësishme të drejtësisë në vend, përfaqësues të institucioneve të huaja në Tiranë, pedagogë, magjistratë dhe studentë të shkollës, etj. Në fjalën përshëndetëse të rastit, Presidenti Topi vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Shkollës së Magjistraturës.

"Kjo Shkollë ka qenë dhe mbetet një arritje e vyer dhe gur themeli i rëndësishëm për pushtetin gjyqësor dhe organin e prokurorisë dhe se ajo ka arritur me shumë mund, përpjekje dhe sakrifica deri tani, t'u përgjigjet siç duhet sfidave që i kanë dalë përpara përsa u përket edukimit dhe përgatitjes sa më të mirë profesionale të magjistrave të rinj", - u shpreh Kryetari i Shtetit.

Pasi vuri në dukje sfidat e vështira me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë, Presidenti Topi nënvizoi se "shoqëria jonë ka nevojë për më shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët të rrisin cilësinë e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë, të ruajnë të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, të ngjallin besim dhe optimizëm tek publiku për sistemin e drejtësisë." Në mënyrë të veçantë në fjalën e tij Presidenti i Republikës vuri në dukje faktin se "pavarësia e sistemit të drejtësisë është një gur themeltar për zhvillimin e shoqërisë shqiptare, është thelbësore në realizimin e vlerave më të mira të demokracisë, është standard pa të cilin, asnjë institucion dhe jo vetëm ato të drejtësisë, nuk mund t'i shërbejnë ashtu siç duhet Shqipërisë".

Si dhe herë të tjera Kryetari i Shtetit theksoi se "kjo pavarësi nuk do të thotë vendimmarrje sipas dëshirës apo interesave. Kjo do të ishte e kundërta dhe mohim i pavarësisë".

Në të njëjtën kohë, Presidenti nënvizoi se "arritja e pavarësisë është e vështirë, është një sfidë që duhet përballuar nga e gjithë shoqëria shqiptare dhe jo vetëm nga gjyqtarët dhe prokurorët."

"Mendoj se është shumë i rëndësishëm ndërgjegjësimi i të gjithëve ne, shtetarëve dhe qytetarëve, funksionarëve dhe kujtdo tjetër që jeta dhe puna e lidh me sistemin e drejtësisë, me idenë se pavarësia e pushtetit gjyqësor nuk është luks i tepërt për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk është favor për të mbuluar mungesën e profesionalizmit, apo fenomenet negative që errësojnë shpesh dhënien e drejtësisë", - u shpreh Kryetari i Shtetit në fjalën e tij. k.k/NOA

KOMENTE