Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenton rëndë kalimtaren, bie në pranga drejtuesi i makinës
English

Aksidenton rëndë kalimtaren, bie në pranga drejtuesi i makinës

Tiranë, 24 dhjetor, NOA - Një drejtues automjeti ka aksidentuar rëndë një kalimtare ndërsa kjo kalonte rrugën. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave personi i ndaluar për kryerjen e këtij aksidenti është Alfred Xhafa, 32 vjeç, lindur e banues në Maminas të Durrësit.

Mësohet se në segmentin rrugor "Kthesa e Rinasit-Vorë", duke drejtuar automjetin veturë "Daeuo" me targë BA 823 SR, Xhafa ka goditur duke e aksidentuar këmbësoren 32-vjeçare Shpresa Balliu, banuese në Vorë, e cila përgjatë momenteve të përplasjes po kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin.

E aksidentuara u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes nga ekspertët automobilistik, kriminalist dhe grupi hetimor i formuar, u kryen të gjitha veprimet hetimore e proceduriale ndërkohë që materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal. n.e/NOA

KOMENTE