English

Dyndje në pikat kufitare, që nga mesnata kanë hyrë 6100 emigrantë dhe 500 makina

Kakavijë, 24 dhjetor, NOA - Në pikat kufitare në juglindje të vendit po shënohet një dyndje e madhe emigrantësh, të cilët kthehen në atdhe për rastin e festës së Vitit të Ri.

Vetëm në doganën e Kakavijës, sipas raportimeve zyrtare të forcave kufitare, që nga mesnata kanë kaluar 4500 emigrantë, 500 automjete dhe 70 autobusë.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se dogana e palës shqiptare po punon me 9 sportele për të përballuar fluksin e emigrantëve, ndërsa pala greke punon me 5 sportele.

Kjo e fundit ka pak sportele, me sqarimin se nuk ka nevojë për shumë procedura në momentin që një emigrant lë tokën greke, ndryshe me momentin kur ai hyn atje.

Ndërkaq, në doganën e Kapshticës raportohet se edhe pse sportelet ndodhen në një kapacitet të plotë, ato nuk po e përballojnë dot fluksin e madh të emigrantëve. Plot 1 kilometër ka arritur të jetë radha e emigantëve në këtë pikë të kalimit kufitar me Greqinë, por në doganën e Kakavijës radhët janë edhe më të gjata, kryesisht në anën greke të kufirit. n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE